Disa arsye pse foshnja juaj bie në gjumë gjatë ushqyerjes me gji

2018-10-03 në ora 13:21

Është e rëndësishme se si e ushqeni fëmijën tuaj. Ka disa aspekte të ushqyerjes me gji që një nënë e re ka nevojë t’i mësojë transmeton Gazeta Shneta.

Kur fëmijët janë me stomak të ngopur, është një nga arsyet më të dukshme që fëmija juaj mund të bjerë në gjumë gjatë dhënies së gjirit. Por pasi ta ushqeni fëmijën është më mirë që ta vendosni në shtrat kur ai/ajo ndjehet e përgjumur.

Foshnjat që nuk  mund të ngopen në mënyrë të duhur, kanë një tendencë të bien në gjumë. Një nga shenjat e kësaj është se nëse  ai/ajo nuk ka një pozicion të përshtatshëm atëherë nuk mund të marrë ushqimin e duhur.

Nëse pesha e fëmijës suaj është më pak se normalja, atëherë kjo mund të ndikojë në aftësinë e tij/saj gjatë ushqyerjes me gji. Është e rëndësishme të gjesh një zgjidhje pasi qumështi i gjirit është thelbësor për foshnjat e parakohshme ose foshnjat me peshë të vogël lindjeje./Gazeta Shneta/.

– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.