Disa lloje të baktereve vaginale mund të rrisin rrezikun e një gruaje nga kontraktimi i klamidisë, tregon nj studim i ri nga Holanda.
Studimi përfshiu 115 gra të shëndetshme të moshës 16 deri në 29 vjeç, ato u kontrolluan për klamidinë çdo vit për dy vjet radhazi në një klinikë në Amsterdam, transmeton Gazeta Shneta.
Pjesëmarrësit dhanë mostra të shtupës vaginale që u analizuan jo vetëm për klamidinë por edhe për bakteret e tjera që jetojnë natyrshëm në vaginë dhe në përgjithësi nuk mendohet se janë të dëmshme, të ashtuquajturat “mikrobiota vaginale”.
Gjashtëdhjet gra testuan negative për klamidinë në vizitën e tyre të parë, por pozitive në vizitën e tyre të dytë, një vit më vonë.
Sidoqoftë, studimi zbuloi se gratë që kishin një mikrobiotë vaginale në të cilën mbizotëroheshin speciet Lactobacillus iners ishin në rrezik të rritur për infeksion nga klamidia, krahasuar me gratë, mikrobiota vaginale e të cilave dominohej nga një lloj tjetër i Lactobacillus.
Gjetjet tregojnë se bakteret specifike të mikrobiotës vaginale mund të tregojnë një rrezik të një gruaje për të marrë infeksione seksualisht të transmetueshme. /GazetaShneta/