Temperaturat e larta të verës shtojnë dhe praninë e mushkonjave, të cilat janë tepër të bezdisshme. Por me ndihmën e disa aleatëve natyrorë, zhurma dhe thumbimet do t’i takojnë të kaluarës, përcjell arbresh.
Për t’u mbrojtur më mirë prej këtyre insekteve rekomandohet mbjellja e disa bimëve në oborr:
Hudhra: Nëse planifikoni të dilni në natyrë, shtoni hudhrën në menynë tuaj ushqyese disa ditë para se të dilni. Insektet janë të ndjeshme ndaj erës së hudhrës, të cilën e ndjejnë përmes lëkurës së njeriut
Qumësht: Thumbimi i insekteve dhe djegia nga dielli do të qetësohen nëse lyhen me përzierjen e qumështit, ujit dhe kripës. Nevojitet vetëm një sasi e vogël e kësaj përzierje në vendin e thumbimit nga mushkonja ose në vendin e djegur nga rrezet e diellit, ashtu që enzimat nga qumështi do ta neutralizojnë helmin nga insektet, ose do ta qetësojnë vendin e dëmtuar nga rrezet e diellit
Kripa: Uji i kripur po ashtu qetëson vendin e thumbuar nga insektet. Pas larjes me ujë të kripur, në vendin e ënjtur qitni një pikë vaj bimor.
Qepa: Përveç hudhrës edhe qepa në mënyrë të suksesshme largon insektet, sidomos mushkonjat dhe mushicat. Kjo është një arsye e mjaftueshme që ta përfshini qepën në menynë verore.
Lëvoret e agrumeve: Portokalli dhe limoni kanë aromë freskuese për hundën e njeriut, mirëpo për mushkonjat nuk janë aspak të këndshëm. Në losionin për trup grimcojeni lëvoren e limoni ose portokallit dhe vendoseni në pjesët e ekspozuara të trupit në mënyrë që t’i mbani sa më larg mushkonjat.
Uthulla e mollës: Receta e vjetër ushtarake për mbrojtje nga kafshimi i insekteve- tri lugë uthull molle në ditë. Ngjashëm sikurse hudhra, lëkura juaj do të prodhojë aromën e uthullës të cilën mund ta ndjejnë vetëm insektet.
Vanilja: Aroma e vaniljes nxit disponimin, por jo edhe të mushkonjave. Nëse qitni në lëkurë disa pika të ekstraktit të vaniljes të përzier me ujë, do të kënaqeni pa u shqetësuar në ajrin e freskët të mbrëmjeve verore.
Borziloku: Falë erës së tij, mushkonjat do të qëndrojnë larg jush dhe metoda më e mirë për t’i hequr qafesh këto insekte të bezdisshme është që ta mbani atë afër ballkonit.
Lavando: Erën e saj nuk mund ta durojnë mushkonjat dhe insektet e tjera.