Disa metoda të lehta dhe efektive për të praktikuar vendosjen e maskës tek fëmijët tuaj

2020-08-17 në ora 13:18

Të rriturit e kuptojnë arsyjen dhe nevojën për të mbajtur maskën në ambientet jashtë shtëpsië së tyre.

Kjo do t’ju ndihmojë atyre në parandalimin e infektimit më virusit korona shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.

Sidoqoftë, të kuptuarit e vendosjes së maskës tek fëmijët mund të jetë një proces i vështirë dhe sfidues për disa prindër.

Praktika e bënë të përsosur

Dr.Shauna Gulley, pediatre dhe nënë, sugjeron që fëmijëve duhet t’u jepet kohë duke praktikuar çdo ditë.

Për fëmijët 2-4 vjeç, Gulley thotë së gjëja më e rëndësishme që prindërit mund të bëjnë është të vendosin maska.

“Çdo fëmijë është i ndryshëm, por shumica do të duan të vendosin maska sikurse të tjerët.Vendosni një dizajn në maskë, me personazhin më të pëlqyer të fëmijës”, shtoi ajo.

“Për fëmijët e vegjël dhe parashkollorë, vendosja e maskës duhet të bëhet në një lojë zbavitëse”, thotë psikologja Cynthia Northington – Purdie.

Gulley shtoi se qasja në këtë moshë është të udhëheqësh me shembull duke praktikuar procesin e mbajtjes së maskës në mënyrë sa më argëtuese.

Bëni kujdes, gjëja më e keqe që mund të bëni në këtë moshë është të vendosni maskën me forcë, jepni pushim fëmijës suaj kur nuk e toleron maskën’, tha ajo.

Në rast se, fëmija juaj frikësohet nga maska, Gulley sugjeron që t’i tregoni fotografi fëmijëve të tjerë duke vendosur maska, apo dhe vizatoni ato duke shtuar ndonjë detaj në ato./GazetaShneta/