Periudha e shtatzënisë, përpos që sjell me vete momente gëzime, ajo shoqërohet edhe nga disa shqetësime.
Shumë nga ato janë normale dhe janë të menaxhueshme, mirëpo disa nga ato si dhimbja anormale kërkon vëmendje të menjëherëshme shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Dhimbjet gjatë periudhës së shtatzënisë janë të rralla, sidoqoftë, nëse po përjetoni dhimbje në vezoret e juaja, zonën e vaginës, zonën e legenit apo barkut, mund të jetë një çështje shqetësuese.
Në shumë raste, dhimbja e vezoreve mund të jetë një shenjë e një shtatzënie ektopike, abort spontan apo mioma të mitrës.
Disa nga shkaqet e dhimbjes në vezore gjatë shtatzënisë janë:
-Shtatzënia ektopike
Ndodh kur veza e fekonduar implantohet në një vend tjetër dhe jo në rreshtën e mitrës.Vendi më i zakonshëm janë tubat fallopian dhe kjo ndodh për shkak të bllokimeve të brendshme.Në këtë rat, dhimbja e vezoreve nuk ka të bëj me vezoret, mirëpo organet janë shumë pranë njëra tjetrës.
-Infeksion në traktin urinar
Gratë shtatzëna janë më të prirura ndaj infeksioneve në traktin urinar dhe kjo shpesh mund të ngatërrohet me dhimbje në vezore.
-Fibroidet
Fibroidet apo tumoret vezore të cilat nuk janë kanceroze mund të shkaktojnë shumë dhimbje.
Në raste të tilla, nëse planifikoni të mbeteni shtatzënë, kontrolloni fillimisht mitrën tuaj për të siguruar që është e shëndetëshme./GazetaShneta/