Disa nga çrregullimet që trupi përjeton gjatë shtatzënisë

2018-06-07 në ora 12:44

Kur të mbeteni shtatzënë duhet të jeni të vetëdijshme se ditë pas dite trupi juaj do të ndryshojë. Ndoshta ju nuk e dini, por një grua shtatzënë mund të përjetojë çrregullime që janë shumë pak të njohura, por që janë tipike për shtatzaninë.

Disa çrregullime gjatë shtatzanisë

Për shembull, nga muaji i dytë i shtatzënisë deri pas lindjes mishrat e dhëmbëve mund të fryhen dhe herë pas here do të keni gjakderdhje. Sasia e qarkullimit në gjak rrit nivelin e estrogjenit dhe progesteronit të cilat janë hormonet tipike të shtatzanisë.

Prandaj sapo të kuptoni që jeni shtatzënë është mirë që të bëni një kontroll dhe një pastrim të dhembeve.

Më vonë duhet të jeni ju ato që duhet të kujdeseni për higjienën orale duke i larë dhëmbët pas çdo vakti.

Herë pas here bëni dhe gargara.

Të përzierat ndonjëherë shoqërohen edhe me dhimbje barku. Kjo mund të jetë një shenjë që vuani nga tëmthi. Mund të keni gurë më madhësi të ndryshme që formohen në tëmth. Për të luftuar këtë gjë duhet të ndiqni një dietë me ushqime të lehta të bazuar në fruta, perime, peshk dhe mish të bardhë.

Pini shumë ujë dhe shmangni pije të gazuara, alkool dhe ushqime të skuqura.

Nga muaji i gjashtë i shtatzënisë, mund të ndjeni dhimbje poshtë barkut. Shkaqet janë të ndryshme, por kryesorja ka të bëjë me peshën e fetusit. Ushtrimet fizike mund t’ju ndihmojnë në luftimin e këtij problemi. Gjithashtu duhet të shmangni të qëndruarën për një kohë të gjatë në këmbë.

Gjithashtu, mos vishni këpucë me takë të lartë.

Ndonjeherë gratë që presin një fëmijë, janë të bllokuara nga hundët. Kjo gjithashtu është për shkaqe hormonale.

Estrogjeni dhe progesteroni, nxisin një hiperseksion të mukusit në hundë, duke shkaktuar ënjtje dhe mbingarkesë. Kjo mund të ndodhë nga muaji i tretë i shtatzanisë. Konsultohuni me mjekun. Ai do t’ju japi një trajtim të përshtatshëm në mënyrë që të keni rrugët e frymëmarrjes sa më të hapura.

Nëse në tremujorin e parë ose në fund të shtatzënisë, burri juaj e kupton që natën gjatë gjumit ju prodhoni shumë pështymë, mos u shqetësoni. Kjo gjendje gjithashtu varet nga hormonet. Veçanërisht, njëri prej tyre zvogëlon kapacitetin e gëlltitjes.

Për të reduktuar prodhimin e pështymës, ndiqni disa rregulla të thjeshta: pastroni dhëmbët rregullisht, përdorni gargarë dhe përtypni  çamçakëz.