Disa nga gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për trupin tuaj

2017-04-24 në ora 15:13

Ndoshta ne mendojmë që e njohim mjaft mirë trupin tonë por ka gjëra që ndoshta nuk i keni ditur, transmeton Klan Kosova.

Janë disa procese që i kalon trupi që ndoshta do të çuditeni pasi t’i mësoni.

Mësoni disa nga ato:

Ekziston vetëm një pjesë e trupit që nuk ka furnizim me gjak dhe ajo është kornea e syrit. Ajo merr oksigjen direkt nga ajri.

Një fëmijë i porsalindur mund të marrë frymë dhe të përtypë në të njëjtën kohë për deri në shtatë muaj.

Kafka juaj është e përbërë nga 29 kocka të ndryshme.

50 mijë qeliza të trupit tuaj vdesin dhe zëvendësohen me të tjera ndërsa ju po lexoni këtë fjali.

Zemra e njeriut pompon 182 milionë litra gjak gjatë jetës mesatare.