Disa nga pyetjet më të shpeshta rreth kujdesit dhe rëndësisë së karantinës përgjatë koronavirusit

2020-03-18 në ora 18:49

Në lidhje me gjendje e krijuar kudo, koronavirusi është bërë epiqendër e çdo lajmi.

Poashtu në lidhje me rëndësinë dhe kujdesin përgjatë kohës në karantinë është marr një intervistë e zhvilluar nga Healthline për tu transmetuar nga Gazeta Shneta.

E intervistuara, epidemiologe Anne Rimoin u përgjigj në pyetjet më të shpeshta të adresuara në lidhje me virusin Covid-19.

Maska për fytyrën: Si ndikojnë ato në parandalimin e virusit? A kemi nevojë për to?

Një maskë është e dobishme nëse jeni të sëmurë dhe dëshironi të parandaloni përhapjen e sëmundjes tek të tjerët.

A duhet që njerëzit të anullojnë planet e tyre të udhëtimit, qoftë ndërkombëtarisht ose brenda vendit?

Nuk ka përgjigje të të gjitha përmasave për këtë pyetje. Varet vërtet nga individi dhe sa janë të ekspozuar me rrezikun.

Ne po mësojmë më shumë rreth këtij virusi çdo ditë dhe të kuptuarit tonë të rreziqeve po evoluon me shpejtësi.

Udhëtimi mund të bëhet më stresues gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, veçanërisht, ndërkombëtarisht.

Cila është mënyra më e efektshme për të kufizuar përhapjen, apo është një kombinim i masave të ndryshme?

Për individin, praktikat e mira të higjienës së përditshme janë çelësi për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Lani duart, mos prekni fytyrën tuaj, dezinfektoni rregullisht celularin tuaj dhe sipërfaqet e zakonshme, shmangni njerëzit që janë të sëmurë nëse është e mundur.

Gjithashtu të jesh një qytetar i mirë i shëndetit publik duke qëndruar në shtëpi kur je i sëmurë – ose duke bërë çmos për të shmangur kontaktin me të tjerët – do të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së sëmundjes. /Gazeta Shneta/