Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm për një grua shtatzënë.
Kaloritë që merren nuk do të thotë që patjetër janë të yndyrshme. Prandaj duhet të zgjidhni me kujdes se çfarë konsumoni jo vetëm në mëngjes por të gjitha vaktet. Sidomos, mëngjesi që duhet të bëhet një zakon i përditshëm.
Smoothie
Qumësht bajame, kos, kivi dhe spinaq janë produktet kryesore që duhet të konsumojë një grua shtatzënë. Në përmbajtje të këtyre produkteve ka proteina, Vitamina C dhe kalcium. Veçanërisht prania e perimeve e bën të pasur me folate që janë të rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të fetusit.
Përgatitja e këtyre produkteve bëhet shumë lehtë:
Përzieni 1/2 filxhan qumësht bajame, 1/2 filxhan kos, një kivi dhe pak spinaq. Mund të quhet një smoothie në kushte shtëpie, por tepër i shëndetshëm. Mund ta konsumoni të ftohtë ose në temperaturë dhome.
Një recetë që mund ta përgatisni që në darkë dhe ta konsumoni në mëngjes.
Përzieni 1/2 filxhan qumësht, shtoni një lugë gjelle arra të copëtuara dhe hidhni një gjysmë mollë. Me blender përzieni të gjithë përbërësit dhe e lini gjithë natën në frigorifer. Edhe në këtë recetë do të merrni proteina nga qumështi, vitamina nga frutat dhe Omega 3 nga arrat që gjithashtu kanë në përmbajtje të tyre melatoninë (substancë që bën të mundur rregullimin e gjumit)
Receta tjetër është po ashtu shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe tepër e shijshme. Zieni disa vezë dhe i prisni ato në feta të holla. Më pas merrni një avokado dhe bëjeni me lëng limoni. Prini disa feta bukë dhe sipër tyre vendosni vezën dhe akovadon.
Ky mëngjes është tepër ushqyes dhe ju mban gjatë. Kjo recetë mund t’ju ofrohet edhe fëmijëve. Në tre muajt e fundit të shtatzënisë, nuk duhet të mungojë kurrë nga dieta e nënës Omega 3 e avokados dhe fibrat që merren nga buka./pernenat.al/