Shtatzënia ime e tretë ishte një surprizë. Me mjekun u mora vesh se nuk kam nevojë për ekzaminime dhe se shtatzënia ishte në rregull.
Kjo ishte shtatzënia më e lehtë që e kisha nga të gjitha, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Para se të arrija në momentin e lindjes u takova me nënën dhe vëllain dhe ky ishte një moment i bukur për mua.
Kur lindi bebja, mjekët e morën atë e futën në inkubator dhe unë dëgjoja vetëm disa fraza teknike të tyre.
Personi i parë që hyri në dhomë pas lindjes ishte Adami dhe në sytë e tij të skuqur e pash se diçka kishte ndodhur.
“Sindromi Doën”, më tha ai me gjysmë zëri dhe nuk mbaj mend asgjë tjetër.
I thash se do t’ia dalim, por thellë në zemrën time bërtisja në kupë të qiellit. /Gazeta Shneta/