Ditë e frytshme dje në Gjinekologji, lindën edhe binjak

2017-04-06 në ora 08:10

Në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë 30 foshnja.

Në klinikë u kryen 29 lindje dhe një nga to ishte me binjak, raporton Gazeta Shneta.

Nga 30 bebe, gjysma janë djem e gjysma vajza.

15 nëna kanë lindur me prerje cezariane ndërsa 10 gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/