Dita e djeshme në Klinikën e lindjes së bebeve në QKUK, ka qenë ditë e vajzave.
Kjo për arsye se numri i lindjeve të bebeve të gjinisë femërore, ka qenë 20, në krahasim me 12 bebe meshkuj, shkruan Gazeta Shneta.
Në raportin e klinikës janë regjistruar 31 lindje gjithsej.
Një nënë ka sjellë në jetë fëmijë binjakë, djalë dhe vajzë.
14 nëna kanë lindur fëmijët e tyre me operacion cezarian, ndërsa 13 gra janë bërë nëna sefte gjatë ditës së djeshme në Gjinekologji. /Gazeta Shneta/