Ditëve të ardhshme mot i ndryshueshëm, ja temperaturat

2017-04-13 në ora 07:37

Pas kalimit të frontit të ftohtë mbi rajon gjatë natës, masa të ngrohta ajrore do të shtrihen mbi rajon gjatë ditës së enjte, që do të sjellin mot më të butë.

Ditën e premte sërish një front i ftohtë do të kaloj mbi rajon, duke shtuar vranësirat por edhe mundësitë për riga lokale shiu.

Ditëve në vijim do të mbajë mot i butë, por i ndryshueshëm, të enjten pjesërisht i vranët, ndërsa ditën e premte me vranësira dhe intervale me diell, e vende-vende priten edhe mundësi për riga lokale shiu, thuhet në parashikimin e motit nga Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.

Edhe në fundjavë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Të shtunën priten mundësi për riga lokale shiu, me bubullimë, ndërsa të dielën do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe mundësi më të mëdha për reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me bubullimë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 2C deri në 7C, e ato maksimale do të luhaten nga 17C deri në 21C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-9m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale. /Gazeta Shneta/