Sugjerimet e një studimi që hulumtoi trungun familjar të qindra viteve tregojnë se meshkujt luajnë rolin kryesor në përcaktimin e gjinisë së foshnjës.
Meshkujt trashëgojnë nga prindërit e tyre një prirje për të pasur më shumë djem ose më shumë vajza. Kjo do të thotë që një burrë me shumë vëllezër ka më shumë gjasa të ketë djem, ndërsa një burrë me shumë motra ka më shumë gjasa të ketë vajza.
Një studim i Universitetit të Newcastle ku përfshihen mijëra familje ndihmon prindërit e ardhshëm të kuptojnë nëse kanë më shumë mundësi që të kenë djem apo vajza.
Djem apo vajza?
Një gjen përbëhet nga dy pjesë, të njohura si alela, të trashëguara nga secili prind. Në librin e tij Z. Gellatly demonstron se ka gjasa që burrat të mbajnë dy lloje të ndryshme të aleleve, gjë që rezulton në tri kombinime të mundshme në një gjen të kontrollon raportin e spermës X dhe Y, transmeton Gazeta Shneta.
Burrat me kombinimin e parë, të njohur si mm, prodhojnë më shumë spermë Y dhe kanë më shumë djem.
E dyta, e njohur si MF, prodhon një numër të përafërt të spermës X dhe Y dhe ka një numër të përafërt të djemve dhe vajzave.
E treta, e njohur si ff prodhojnë më shumë spermë X dhe kanë më shumë vajza
Pemët familjare ilustrojnë se si funksionon një gjen. Ky është një shembull i thjeshtuar, në të cilin burrat kanë vetëm djem, vetëm vajza, ose sa djem aq edhe vajza, edhe pse në realitet është më pak e qartë.
Kjo tregon se megjithëse gjeni nuk ka efekt në femra, ato gjithashtu mbajnë gjenin dhe e kalojnë atë tek fëmijët e tyre, ku këta të fundit do të kenë fatin e prindërve të tyre./Gazeta Shneta/