Jeta e nënës u shpëtua nga djali i saj 5-vjeçar, fal një episode të filmit “Fireman Sam”, ku fëmijët edukohen se si duhet të veprojnë në rastet emergjente.
Gemma Harris, 30, u rrëzua në shkallë dhe goditi kokën ku mbeti e palëvizshme, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Djali i saj Alfie, mbeti i qetë në këtë situatë dhe vrapoi për ta thirrur ambulancën.
“Nëse nuk do të ishte Alfie, nuk e di se si do të përfundoja. Nuk mund të lëvizja as deri te telefoni”, ka deklaruar nëna.
“Ai mendon se veprimi i tij nuk është ndonjë gjë e madhe, por ai më shpëtoi jetën. Ai është heroi im”, ka shtuar ajo. /Gazeta Shneta/