Fuqia e prekjes është e pamohueshme. Gjatë gjithë jetës sonë, ne përdorim kontaktin për të shfaqur dashuri, kërkojmë mbështetje në jetë, bashkëveprojmë me të tjerët dhe zhvillojmë marrëdhënie.
Foshnjat e dinë fuqinë e prekjes shumë përpara se të lindin. Përmes këtij kontakti, foshnjat e porsalindura mësojnë rreth botës, tregojnë nevojat e tyre dhe lidhen me personat që kujdesen për to, transmeton Gazeta Shneta.
Prekja është thelbësore për zhvillimin e aftësive fizike, aftësive njohëse, gjuhës dhe aftësive shoqërore-emocionale të një fëmije.
Përdorimi i inkubatorëve në foshnjat e parakohshme është një përparësi në mjekësinë kryesore, porn ë rajonin skandinav të Evropës kontakti lëkurë me lëkurë rekomandohet zakonisht si një alternative për inkubimin ekskluziv të foshnjave të parakohshme.
Një foto e një djali të vogël duke ndihmuar babanë e tij për t’i dhënë kontaktin lëkurë me lëkurë motrave binjake të lindura para kohe ka shkrirë zemrat e dhumta. Kjo tregon për formimin e një lidhjeje që me siguri do të zgjasë përgjithmonë.
Fotoja u bë në Spitalin Hvidovre në Kopenhagë, Danimarkë, dhe fillimisht u postua nga një organizatë daneze. Megjithatë, pasi u përkthye në anglisht kjo fitoi popullaritet. /GazetaShneta/