Gjatë qëndrimit në një qendër kujdesi, tre vjeçari ndërroi jetë pasi përjetoi një reagim alergjik ndaj një tosti me djath.
Ngjarja ka ndodhur në Nju Jork, ku autoritetet janë duke hetuar shkaqet e vdekjes, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Prindërit kanë deklaruar se qendra ishte e informuar për alergjinë serioze që kishte djali dhe dietën e ushqimit.
“Ne mendojmë se vdekja e Elijas ishte krejtësisht e parandalueshme. Duhet të kujdesemi që fëmijët tanë që kanë alergji, t’i mbrojmë nga ushqimet”, kanë thënë prindërit.
Për më keq, qendra nuk e ka thirrur as ambulancën në këtë rast, por vetëm e ka lajmëruar nënën, e cila e dërgoi në spital tepër vonë për të shpëtuar jetën e djalit. /Gazeta Shneta/