Një djalë i shëndetshëm nëntë vjeçar ishte duke luftuar për jetën e tij, pasi koronavirus dhe sëmundja Kawasaki sulmuan trupin e tij në të njëjtën kohë.
Sëmundja Kawasaki kishte bërë që zemra e tij, arteriet dhe organet e tjera të acaroheshin, dhe coronavirus po sulmonte mushkëritë e tij, duke rezultuar që ai të ishte i pavetëdijshëm dhe të oksigjenohej në raste kur mjekët luftonin për të shpëtuar jetën e tij shkruan burimi The Mirror.co.uk transmeton Gazeta Shneta.
Rasti i tij ishte studiuar nga ekspertë të cilët po eksploronin një lidhje të mundshme midis llojit të ri të koronavirusit dhe simptomave serioze inflamatore që shihen te disa fëmijë.
Para disa muajve nëna Elle tregoi se djali i saj Joe më parë kishe vuajtur nga dhimbjet e barkut dhe një temperaturë duke menduar në një gastroenterit ose apendiks ku u dërgua në muajin shkurt në spital.
Duke e lidhur me këtë rast, nëna Elle tha se: “Mjekët mendojnë se ndoshta djali e kishte këtë problem qysh nga muaji shkurti, por ishte si gjendje e fjetur e organizmit”.
Për fat të mirë, pas 12 ditëve në kujdesin intensiv 9 vjecari kishe kaluar me sukses dhe një sepsë duke lënë pas dhe simptomat e ashpërta, ku dita ditës po shërohet. /Gazeta Shneta/