Djaloshi i prekur me kancer ngushëllon prindërit, derisa ata qajnë për mungesë parash për shërim

2018-08-11 në ora 07:33

Një djalë i sëmurë me kancer është incizuar në një video duke ngushëlluar nënën e tij të shqetësuar, pasi prindërit e tij nuk mund ta përballonin financiarisht trajtimin e tij.

3-vjeçari nga Kina lindore, vuan nga një kancer i rrallë, i cili e bëri t’i nënshtrohej dy operacioneve në krahaor, shtatë seanca të radioterapisë dhe shtatë seanca të kimioterapisë, transmeton Gazeta Shneta.

Prindërit e tij kishin shpenzuar të gjitha kursimet e tyre dhe kishin borxhe prej 22,000 funta, por mjekët thanë se do të kishin nevojë për 51,000 euro më shumë – një çmim astronomik për familjen.

Çifti u detyrua të ndalonte trajtimin e djalit të tyre muajin e kaluar, pasi asnjë prej miqve ose të afërmve të tyre nuk mund t’u jepte më shumë para, sipas një organizate bamirëse.

Sidoqoftë, një video të ngarkuar nga themeluesi i Dahe-së, nëna e fëmijës , bërtiste në lot: “Ne nuk kemi mënyra të tjera. Burri im dhe unë fjalosemi çdo ditë për shkak të parave.”

Duke parë se nëna e saj ishte bërë aq e trishtuar, vogëlushi fshiu lotët e saj nga fytyrate nënës së saj para se t’i thoshte nënës të “mos qajë”./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.