Dushi me ujë të ftohtë është formë e hidroterapisë, e cila në të kaluarën ka qenë trajtim i njohur mjekësor.
Qasja më e lehtë në ujë të nxehtë kanë lënë në harresë dushin e ftohtë. Por ia vlen të përkujtohen shumë përparësi shëndetësore të dushit të ftohtë.
Forcon imunitetin. – Dushi i ftohtë rrit prodhimin e rruazave të bardha të gjakut dhe kështu forcon imunitetin. Për këtë arsye ka më pak mundësi që do të prekeni nga ftohja dhe gripi, madje edhe disa forma të kancerit.
Përmirëson qarkullimin. – Qarkullimi i mirë është kyç për shëndetin e përgjithshëm. Ndërrimi i ujit të nxehtë dhe të ftohë gjatë dushit përmirëson qarkullimin, sepse vjen deri te ngushtimi dhe zgjerimi i enëve të gjakut.
Kjo mund të parandalojë hipertensionin, ngurtësimin e artereve, shfaqjen e venave të zgjeruara, dhe ndihmon që të ndiheni dhe të dukeni më mirë.
Ndihmon në lehtësimin e depresionit.
Thellon frymëmarrjen. – Frymëmarrja e thellë ndihmon në luftën kundër stresit dhe shokut, dhe vazokonstriksionit.
Shpejton shërimin për shkak të lodhjes dhe është dëshmuar që lehtëson sëmundjen obstruktive kronike të mushkërive, e cila është sëmundje e duhanpirësve që karakterizohet me reduktimin e qarkullimit të ajrit nëpër rrugët e frymëmarrjes (obstruksioni), e cila nuk është tërësisht reverzibile.
I mban lëkurën dhe flokët të shëndetshme. – Uji i nxehtë than lëkurën, derisa i ftohti forcon lëkurën dhe poret dhe nxit shkëlqimin e flokëve. Është i dobishëm për parandalimin e problemeve të lëkurës, siç janë aknet, dhe ndihmon në detoksikim.
Rrit pjellshmërinë. – Dushi ftohtë nxit prodhimin e hormoneve që janë të dobishme kur përpiqeni të mbeteni shtatzënë.