Profesoresha dhe Dr. Irina Sannikova, nuk i njoftoi kolegët që kishte shkuar në Spanjë dhe nuk arriti të izolohet pas kthimit të saj, dhe ka frikë se veprimet e saj kanë rezultuar në 11 persona që u testuan pozitivisht.
Një mjeke ruse sipas burimit Mirror.co.uk që u prek nga koronavirusi gjatë vizitës së saj në Spanjë mund të burgoset pasi “vuri 1200 njerëz në rrezik të kapjes së Covid-19”.
Përkundrazi, mjekja e respektuar dyshohet se u bë një ‘super- përhapëse’ ndërsa ndiqte konferenca dhe takime me mjekë dhe studentë të mjekësisë.
Me anë të veprimeve të saja, thuhet se rezultuan të paktën 11 persona të testuar pozitivë për koronavirus transmeton Gazeta Shneta.
Pas zbulimit, rreth 700 njerëz janë testuar dhe 500 të tjerë tani janë duke kaluar nëpër kontrolle, pasi mjekët e tjerë e quanin atë një “rrezik biologjik”.
Dr Sannikova është mjeke kryesore për infeksione në Stavropol, një zonë e madhe e vendosur në Rusinë jugperëndimore. /Gazeta Shneta/