Djaloshi katër muajsh u dërgua në shtëpi nga emergjenca, pasi aj dukej i “lumtur”.
Tegan-Lee Gilbert dhe Jake Morschel çuan djalin e tyre Brock, në emergjencë një muaj më parë me simptoma të ngjashme me gripin dhe temperaturë prej 40 gradë.
Por djaloshi u largua nga spitali Shoalhaven, në NSW jugore, sepse fëmija dukej “i lumtur”, transmeton Gazeta Shneta.
Fatmirësisht, mjeku vendosi të mbajë Brock në spital për kontrollë, për 24 orë.
Atë natë, foshnja vazhdonte të kishte temperaturën prej 40 gradësh dhe kishte të vjella. Brock ishte aq i sëmurë saqë nuk ishte në gjendje t’i hapte sytë.
Mjeku erdhi në mëngjes dhe përformoi një shpim në shpinë, si dhe morri një mostër nga hunda e djalit, përmes të cilave zbuloi se djaloshi ishte i prekur nga Influenca A dhe meningjiti bakterial.
Tashmë ai është në medikamente anti-epileptike, antibiotikë, ilaçe kundër dhimbjeve dhe ilaçe për rrallimin e gjakut, tregon nëna e djalit.
Ajo gjithashtu tregon se ekziston mundësia që ai të pësojë edhe humbje dëgjimi apo ndryshim në sjellje./Gazeta Shneta/