Nga avullimi vaginal deri në pastë dhëmbësh, disa gra janë të gatshme të shkojnë në ekstreme për të arritur një vaginë “perfekte”.
Disa gra kohëve të fundit janë duke përdorur pastë dhëmbësh në përpjekje për të forcuar vaginat e tyre. Çuditërisht, mjekët po paralajmeojnë se është një ide me të vërtetë e keqe dhe mund të bëjë një dëm të madh, transmeton Gazeta Shneta.
Vanessa Mackay, gjienkologe tha se “është një mit që pasta e dhëmbëve forcon vaginën tuaj”.
“Pasta e dhëmbëve në vaginë ose vulvë jo vetëm që është e pakëndshme por gjithashtu mund të shkaktojë dëme serioze dhe të prishë florën natyrale të vaginës duke çuar në potencialin e infeksioneve si vaginoza bakteriale dhe mëllenja”, shtoi ajo.
Disa lloje të pastave të dhëmbëve përmbajnë grimca të vogla që gjithashtu mund të shakktojnë mikroabrazione të dhimbshme në muret e vaginës./GazetaShneta/