Një 29-vjeçare e kishte ushqyer keq veten deri sa shkoi 184 kilogramë. Ajo hante tre herë në ditë ushqime të thata, dhe u kujtua vetëm kur mjekët e parlalajmëruan se, për shkak të mbipeshës, do të vdiste.
Elena Goodwall nga Queensland i Australisë, mori masa drastike duke humbur jo pak, por 115 kg.
“Unë thjesht nuk mund të ndalesha. Ishte një varësi”, ka thënë ajo. Goodwall vendosi të transformojë mënyrën e jetesës së saj pasi mjeku e paralajmëroi se i kishin mbetur edhe 10 vite jetë. Në mënyrë që të fillojë humbjen e saj të peshës, Goodwall iu nënshtrua një operacioni gastrik, shkruan Noa.al, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo humbi peshë duke hequr dorë nga ushqimi i shpejtë dhe duke e vendosur vetveten në sfidat e fitnesit. Tashmë në rrjetet e saj sociale, ajo gati çdo ditë poston fotografi dhe video që tregojnë se si ka arritur të humb në peshë për të frymëzuar ndjekësit e saj. /Gazeta Shneta/