Domethënia interesante e ëndrrave gjatë shtatëzanisë

2017-10-07 në ora 13:24

Në të shumtën e rasteve gratë gjatë periudhës së shtatëzanisë i mbajnë mend ëndrrat më shumë se sa periudhave tjera kohore.

Ëndrrat shpeshherë quhen dritare qe reflektojnë emocionet e juaja, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.

Ndërsa nuk është befasi që ëndrrat gjatë shtatëzanisë të jenë të natyrave më të rënda dhe më të egra.

Por arsyeja që gratë shtatëzëna mbajnë mend më shumë ëndrrat është për shkak se ato zgjohen shpesh gjatë natës për shkak të etjes apo problemeve tjera qe janë gjatë shtatëzanisë.

Ndërsa sipas ekspertëve ëndrrat paraqesin ngazëllimin dhe njëkohësisht frikën për ndryshimet që bëhen në trupin tuaj.

Përderisa, ëndrrat dallojnë varësisht prej muajit të shtatëzanisë që ndodheni. /Gazeta Shneta/