Doni të mbeteni shtatzënë? Pini çaj

2017-04-08 në ora 18:07

Një studim i fundit tregon se konsumimi i dy filxhanëve me çaj në ditë rrit mundësinë për të mbetur shtatzënë. Sipas ekspertëve, femrat që pijnë çdo ditë më shumë se një filxhan çaj, kanë 27% më shumë mundësi për të ngjizur një fëmijë, në krahasim me ato që nuk e konsumojnë fare çajin.

Rezultatet u zbuluan nga doktoresha e Universitetit të Bostonit, Elizabeth Hatch, e cila vëzhgoi mënyrën e ushqyerjes së 3600 grave 28-vjeçare.

“Më pëlqen të them që çaji është një kurë mrekullibërëse për të mbetur shtatzënë”, thotë doktoresha Hatch, shkruan Albeu.

Ndërkohë sipas studimit, konsumimi i lëngjeve të gazuara dhe atyre që përmbajnë shumë sheqer ul me 20% mundësinë për të ngjizur një fëmijë. /Gazeta Shneta/