Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u bë dorëzimi i medikament “Kovaltry 1000”, donacion ky i bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes “Kosovo Hemophilia Foundation” dhe organizatës ndërkombëtare “World Federation of Hemophilia(WFH)”.
Në Prishtinë u dorëzua një sasi prej 150 kuti të medikamentit në formë donacion, shkruan Gazeta Shneta.
Medikamenti ” Kovaltry 1000″ përdoret për t’i kontrolluar dhe për t’i parandaluar episodet e gjakderdhjes tek njerëzit me nivele të ulëta të faktorit të VIII (hemofilia A).
Njerëzit me nivele të ulëta të faktorit VIII janë në rrezik për gjakderdhje më të gjatë pas një lëndimi apo operacioni, gjithashtu dhe për gjakderdhje të brendshme (veçanërisht në nyje dhe në muskuj).
Kosovo Hemophilia Foundation falenderon World Federation of Hemophilia për donacionin e dhënë. /GazetaShneta/