Rreth 2% të njerëzve kanë reaksione alergjike ndaj vaksinave të ARNm, kundër COVID-19, siç janë vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna.
Shumica dërrmuese e këtyre reagimeve nuk janë të rënda. Një studim kërkimor i kohëve të fundit, që shfaqet në JAMA Internal Medicine, vëzhgoi se si këta individë iu përgjigjën dozës së tyre të dytë pas një rekasioni alergjik të shfaqur pas dozës së parë, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Analiza përfshiu të dhëna nga 159 pjesëmarrës të cilët kishin shfaqur një përgjigje alergjike ndaj dozës së tyre të parë të vaksinës ARNm (Pfizer ose Moderna) dhe vazhduan me një dozë të dytë.
Nga 159 pjesëmarrësit, 47 prej tyre morën një bari antihistaminik para dozës së tyre të dytë. Sipas autorëve:
“Të 159 pacientët, përfshirë 19 individë me anafilaksi të dozës së parë, toleruan dozën e dytë. Tridhjetë e dy prej tyre apo (20%), raportuan simptoma të menjëhershme dhe potencialisht alergjike që u shoqëruan me dozën e dytë që ishin të kufizuara në vetvete, të buta dhe/ose të zgjidhura vetëm me barna antihistaminike”. /Gazeta Shneta/