Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar zbulon se dozat e para të vaksinave Pfizer-BioNTech dhe AstraZeneca kanë prodhuar një rënie të ndjeshme në rastet e ‘Covidit të rëndë’ që kërkohet mundësia e shtrimit në spital.
Të dhënat e fundit treguan se 4 javë pas vaksinës së parë Pfizer-BioNtech, rreziku i shtrimit në spital nga Covid-19 ra deri në 85%. Katër javë pas vaksinës AstraZeneca, rreziku ra deri në 94% shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Prof. Arne Akbar, president i ‘Shoqatës Britanike për Imunologjinë’, i cili nuk ishte i përfshirë në analizë, thotë:
“Qëllimi kryesor i të gjitha fushatave të vaksinimit është të ndalojë njerëzit të sëmuren rëndë dhe të shpëtojnë jetë. Këto të dhëna fillestare të raportuara mbi efektivitetin e një doze të një vaksine Covid-19 janë jashtëzakonisht premtuese”.
Prof. Akbar shtoi poashtu se është thelbësore që të gjithë njerëzit e kualifikuar për vaksinim Covid të kthehen për të marrë dozën e dytë kur u kërkohet ta bëjnë këtë nga ofruesit e tyre mjekësorë. /Gazeta Shneta/