Të hënën, më 20 dhjetor, kompania farmaceutike dhe bioteknologjike Moderna publikoi të dhëna paraprake në lidhje me efektivitetin e dozës përforcuese të vaksinës COVID-19 kundër variantit Omicron të SARS-CoV-2.
Sipas Stéphane Bancel, shefi ekzekutiv i Moderna tha se: “Këto të dhëna tregojnë se doza përforcuese e autorizuar aktualisht nga Moderna për COVID-19 mund të rrisë nivelet e antitrupave neutralizues 37 herë më shumë se nivelet paraprake”, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Udhëheqësi Bancel i quan këto rezultate “siguruese” të fituara nga të dhënat e fundit.
Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar një dozë përforcuese 50 mikrogramësh të kompanisë Moderna, e cila përmban gjysmën e dozës së një injeksioni bazë për COVID-19. /Gazeta Shneta/