Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka emëruar Arsim Berishën në pozitën e zëvendësministrit të Shëndetësisë.
Berisha është specialist i mjekësisë familjare dhe ka mbajtur pozitën e Kryeshefit të Departamentit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.
Berisha është zëvendësministri i dytë në MSH, pas emërimit të epidemiologes Dafina Gexha. /Gazeta Shneta/