- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill deri 12 maj, janë konfirmuar 14 raste të fruthit në Kosovë. Në një postim në Facebook, Instituti ka njoftuar se të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka uruar infermierët me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, duke vlerësuar rolin e tyre në kujdesin ndaj pacientëve dhe funksionimin e sistemit shëndetësor. Në mesazhin e publikuar nga QKUK, infermierët janë cilësuar si “forca e sistemit shëndetësor”, të cilët çdo ditë…
Një spital holandez vendosi në karantinë 12 anëtarë të stafit në një masë parandaluese pasi gjaku dhe urina e një pacienti me hantavirus u trajtuan pa respektuar protokollet e rrepta. Siç raporton Reuters, anëtarët e stafit të spitalit do të karantinohen për gjashtë javë, tha spitali Radboudumc në qytetin e…
Oda e Infermierëve të Kosovës ka organizuar një aksion vullnetar për dhurim gjaku në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në kuadër të shënimit të 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë. Në aksion morën pjesë kryetarja e OIK-ut, Nexhmije Gori, përfaqësues të organeve të Odës dhe anëtarë të Këshillit…
Studiuesit japonezë kanë nisur testimin e një ilaçi për rikthimin e rritjes së dhëmbëve, prova e parë në botë te njerëzit e një ilaçi revolucionar për rigjenerimin e dhëmbëve Sipas shpjegimit të shkencëtarëve, ilaçi stimulon rritjen e sërishme të dhëmbëve natyralë duke bllokuar proteinën USAG-1, e cila pengon rritjen e…
Autoritetet shëndetësore në Spanjë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kanë vlerësuar si “të suksesshme” operacionin e evakuimit të pasagjerëve nga anija turistike MV Hondius, e cila u përfshi nga një shpërthim i rrallë i hantavirusit gjatë lundrimit në Atlantik. Operacioni i koordinuar ndërkombëtarisht përfundoi pas disa ditësh…
Fëmijët e lindur vetëm një muaj parakohe kanë më shumë gjasa të zhvillojnë çrregullime të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) në jetën e mëvonshme, sugjeron kërkimi i ri. Foshnjat e lindura në më pak se 34 javë janë më të rrezikuar nga simptomat e tilla si hiperaktiviteti ose hapësira…
Gjatë javës së kaluar, përfshirë edhe ditën e djeshme që ishte festë zyrtare, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë lindur 24 foshnje. Sipas të dhënave të spitalit, nga foshnjet e porsalindura, 17 janë djem dhe 7 vajza. Përveç shërbimeve në repartin e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë, spitali ka realizuar edhe…

