- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ndërmarrja “Gjelbër” i ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes sot gjatë ditës për shkak erërave të forta. Në njoftim kërkohet që qytetarët të kenë kujdes gjatë kohës kur lëvizin në parqe, ose dhe kur parkojnë veturat afër pemëve. Njoftim për qytetarët: Për shkak të erërave të forta dhe…
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10,887,186.45 euro (dhjetë milionë e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë…
Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 4–11 maj 2026, ku janë paraqitur shërbimet e realizuara në repartet dhe njësitë e tij. Sipas të dhënave të publikuara, aktualisht në këtë spital janë të hospitalizuar 132 pacientë, ndërsa gjatë javës janë realizuar 26…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe…
Sot, më 12 maj, shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, një ditë e dedikuar për të vlerësuar kontributin që infermierët japin në kujdesin shëndetësor dhe në mirëqenien e shoqërisë. Kjo datë përkon me përvjetorin e lindjes së Florence Nightingale, themelueses së infermierisë moderne. Kjo ditë shënohet që nga viti 1965 nga…
Universiteti i Prishtinës hap konkursin e studimeve të doktoratës për vitin akademik 2026/’27 Me konkursin e hapur në pesë njësi akademike e nëntë programe studimi, parashikohet të pranohen 61 studentë të doktoratës. Kandidatët mund të aplikojnë për pranim në disa programe doktorate të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore, Fakultetit të…
Edhe pas kalimit të fazës akute të infeksionit me hantavirus, shumë pacientë vazhdojnë të përballen me probleme fizike dhe psikologjike për muaj të tërë, sugjeron një studim i realizuar në Kili. Hulumtimi është fokusuar tek të mbijetuarit e sindromës kardiopulmonare nga hantavirusi (HCPS), një formë e rëndë e sëmundjes që…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se pesë mjekë specialistë të profileve të ndryshme kanë nisur punën në këtë institucion shëndetësor. Sipas njoftimit të spitalit, specialistët e rinj janë angazhuar në fushat e infektologjisë, emergjencës, ortopedisë, nefrologjisë dhe biokimisë klinike. Mjekët që kanë filluar punën janë: Dr. Besarta Thaqi…

