- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Subjektet politike kanë veç edhe sot afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se afati 11-ditor për subjektet…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, intervale me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime elektrike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërkat ato maksimale 17 deri…
Kanceri i gjirit mbetet forma më e zakonshme e kancerit tek gratë në pothuajse të gjitha vendet e botës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 99% e rasteve diagnostikohen tek gratë, ndërsa çdo vit rreth 2.3 milionë gra preken nga kjo sëmundje. Rreth 75% e rasteve janë të tipit ER-pozitiv,…
Një studim i ri nga Suedia sugjeron se personat që mbartin variante gjenetike të lidhura me sëmundjen e Alzheimerit mund të përfitojnë nga një konsum më i lartë i mishit, duke ulur rrezikun për rënie njohëse dhe demencë. Hulumtimi i publikuar në revistën “JAMA Network Open”, analizoi mbi 2,100 persona…
Disa konservues ushqimorë të përdorur gjerësisht në industrinë ushqimore mund të lidhen me rritje të rrezikut për diabet të tipit 2 dhe disa lloje kanceri, sipas dy studimeve të mëdha franceze të publikuara në revistat “BMJ” dhe “Nature Communications”. Sipas gjetjeve, personat që konsumojnë sasi më të larta të disa…
Një model i ri i inteligjencës artificiale (AI), i zhvilluar nga Universiteti Stanford në SHBA, mund të identifikojë rrezikun për zhvillimin e më shumë se 100 gjendjeve shëndetësore duke analizuar vetëm të dhënat e një nate gjumi. Modeli, i quajtur “SleepFM”, funksionon në mënyrë të ngjashme me modelet e mëdha…
Ushtrimet fizike njihen gjerësisht për përfitimet që sjellin në shëndetin e zemrës, por studime të reja sugjerojnë se ato mund të luajnë rol edhe në parandalimin dhe ngadalësimin e zhvillimit të kancerit. Një studim i fundit nga Universiteti i Newcastle ka zbuluar se vetëm 10–12 minuta ushtrime intensive mund të…
Me rritjen e përdorimit dhe qasjes ndaj kanabisit në Europë, studiues nga Mbretëria e Bashkuar kanë propozuar udhëzime të reja për përdorim më të sigurt, të ngjashme me rekomandimet që ekzistojnë për konsumimin e alkoolit. Studimi, i kryer nga Universiteti i Bath-it dhe i publikuar në revistën “Addiction”, sugjeron vendosjen…

