- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ushtrimet fizike njihen gjerësisht për përfitimet që sjellin në shëndetin e zemrës, por studime të reja sugjerojnë se ato mund të luajnë rol edhe në parandalimin dhe ngadalësimin e zhvillimit të kancerit. Një studim i fundit nga Universiteti i Newcastle ka zbuluar se vetëm 10–12 minuta ushtrime intensive mund të…
Me rritjen e përdorimit dhe qasjes ndaj kanabisit në Europë, studiues nga Mbretëria e Bashkuar kanë propozuar udhëzime të reja për përdorim më të sigurt, të ngjashme me rekomandimet që ekzistojnë për konsumimin e alkoolit. Studimi, i kryer nga Universiteti i Bath-it dhe i publikuar në revistën “Addiction”, sugjeron vendosjen…
Ritmi cirkadian përfaqëson orën e brendshme biologjike të trupit, e cila funksionon në një cikël afërsisht 24-orësh. Ky ritëm rregullon procese thelbësore si gjumi dhe zgjimi, niveli i energjisë, oreksi dhe aktiviteti gjatë ditës. Një nga mënyrat kryesore për të studiuar këtë sistem është analiza e modeleve të pushimit dhe…
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se bllokimi i vazhdueshëm i Ngushticës së Hormuzit mund të shkaktojë një krizë të madhe ushqimore në botë brenda pak javësh. Sipas OKB-së, ndërprerja e transportit të plehrave kimike përmes Hormuzit rrezikon të çojë miliona njerëz drejt urisë, sidomos në Afrikë dhe Azi.…
Autoritetet në Shqipëri kanë deklaruar se në këtë shtet nuk ka asnjë rast të konfirmuar me hantavirus. Në një deklaratë zyrtare për mediat, Instituti i Shëndetit Publik ka sqaruar se nuk ka vend për panik dhe se risku për përhapjen e këtij virusi në shtetin shqiptar është i ulët. “Rrisku…
Hapën tunel poshtë kotecit të pulave, zbulohet plantacioni modern i hashashit në Maliq të Shqipërisë
Një metodë e sofistikuar dhe moderne e kultivimit të lëndëve narkotike është zbuluar në Maliq, teksa nën akuzë janë dy persona. Një ambient i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e drogës, i fshehur poshtë një koteci shpendësh në fshatin Vreshtas të Bashkisë Maliq, është zbuluar nga hetimet e Prokurorisë, duke…
Brazili është shtëpia e disa prej njerëzve më jetëgjatë në botë, përfshirë tre nga dhjetë burrat më të moshuar që kanë kaluar moshën 110-vjeçare. Një studim i ri shkencor po hedh dritë mbi faktorët që mund të shpjegojnë këtë jetëgjatësi të jashtëzakonshme dhe gjendjen e mirë shëndetësore të shumë prej…
Një mjek kirurg në Korçë është arrestuar nga policia pas kallëzimit për ngacmim seksual të bërë nga një paciente 21-vjeçare, e cila ka kryer një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas informacioneve paraprake, 21-vjeçarja ishte paraqitur në urgjencë me dhimbje barku dhe të vjella, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore është vendosur që t’i nënshtrohej…

