- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Brazili është shtëpia e disa prej njerëzve më jetëgjatë në botë, përfshirë tre nga dhjetë burrat më të moshuar që kanë kaluar moshën 110-vjeçare. Një studim i ri shkencor po hedh dritë mbi faktorët që mund të shpjegojnë këtë jetëgjatësi të jashtëzakonshme dhe gjendjen e mirë shëndetësore të shumë prej…
Një mjek kirurg në Korçë është arrestuar nga policia pas kallëzimit për ngacmim seksual të bërë nga një paciente 21-vjeçare, e cila ka kryer një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas informacioneve paraprake, 21-vjeçarja ishte paraqitur në urgjencë me dhimbje barku dhe të vjella, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore është vendosur që t’i nënshtrohej…
Një studim i ri ka gjetur se foshnjat e lindura nga gratë me endometriozë kanë një rrezik pak më të lartë për anomali kongjenitale, të njohura si defekte të lindjes. Hulumtimi është publikuar në Revistën Mjekësore Kanadeze dhe është bazuar në analizën e më shumë se 1.4 milion lindjeve në…
Autoritetet franceze kanë konfirmuar një rast të ri me hantavirus tek një grua e evakuuar nga anija turistike MV Hondius, ku deri tani janë raportuar disa raste të infektimit dhe tre viktima. Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, deklaroi se gruaja kishte lënë anijen gjatë operacionit të evakuimit të fundjavës…
Në kuadër të Javës Evropiane të Shëndetit Publik, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës është mbajtur një tryezë e rrumbullakët me temën “Ngritja e kapaciteteve për kujdesin ndaj të moshuarve në kujdesin parësor shëndetësor në Kosovë”. Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve shëndetësore, profesionistë të kujdesit parësor,…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Vërmicë mbrëmjen e së dielës, nën dyshimin për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve. Në raportin ditor të PK’së, bëhet e ditur se në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente. Përmes falsifikimit të këtyre…
Në vendin tonë janë shënuar katër raste të dhunës në familje gjatë 24-të orëve të fundit. Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Obiliq, Pejë e Leposaviq. Rastet e raportuara Prishtinë 22.04.2026-17:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është kanosur dhe sulmuar…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë regjistruar një numër incidentesh në trafik dhe veprime policore në gjithë territorin e vendit. Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, si dhe 11 aksidente me persona…

