Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Në vendin tonë janë shënuar katër raste të dhunës në familje gjatë 24-të orëve të fundit. Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Obiliq, Pejë e Leposaviq. Rastet e raportuara Prishtinë 22.04.2026-17:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është kanosur dhe sulmuar…

Më shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë regjistruar një numër incidentesh në trafik dhe veprime policore në gjithë territorin e vendit. Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, si dhe 11 aksidente me persona…

Më shumë

Kryetarja e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës, Nexhmije Gori, ka ngritur shqetësimin për largimin masiv të infermierëve dhe profesionistëve shëndetësorë nga vendi, duke paralajmëruar se Kosova në të ardhmen mund të përballet me mungesë serioze të stafit shëndetësor. Në një intervistë për Ekonominë Online,…

Më shumë

Dy persona janë arrestuar në Istog nën dyshimin për përfshirje në një rast dhunimi ndaj një gruaje. Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 6 maj të këtij viti, rreth orës 09:02, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar tretman…

Më shumë

Frika nga efektet anësore të vaksinës është arsyeja kryesore pse njerëzit i refuzojnë ato, thuhet në një raport të publikuar nga Shoqëria Mbretërore për Shëndetin Publik (RSPH) në Britani. Rreth gjysma e prindërve janë të ekspozuar ndaj mesazheve negative për vaksinat, shumica të nxitura përmes rrjeteve sociale. Raporti i kësaj…

Më shumë