Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Frika nga efektet anësore të vaksinës është arsyeja kryesore pse njerëzit i refuzojnë ato, thuhet në një raport të publikuar nga Shoqëria Mbretërore për Shëndetin Publik (RSPH) në Britani. Rreth gjysma e prindërve janë të ekspozuar ndaj mesazheve negative për vaksinat, shumica të nxitura përmes rrjeteve sociale. Raporti i kësaj…

Më shumë

Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara. Grimcat e pluhurit saharian do të rikthehen përkohësisht, me ç’rast në ato zona ku ka reshje do të përzihen me baltë. Era do të fryjë nga perëndimi dhe…

Më shumë

Ekspertët e ushqyerjes po paralajmërojnë se dietat ekstreme dhe shumë restriktive mund të kenë pasoja serioze për shëndetin dhe funksionimin normal të metabolizmit. Sipas specialistëve, kufizimi i tepërt i kalorive apo eliminimi i grupeve të tëra ushqimore mund ta detyrojë trupin të ngadalësojë procesin metabolik si mekanizëm mbrojtës, duke e…

Më shumë

Kompania farmaceutike Bayer ka publikuar rezultate premtuese për ilaçin eksperimental “asundexian”, një hollues gjaku i gjeneratës së re që mund të ulë rrezikun e goditjeve të përsëritura në tru pa rritur ndjeshëm rrezikun e gjakderdhjeve serioze. Rezultatet vijnë nga studimi i fazës III “OCEANIC-STROKE”, ku morën pjesë mbi 12 mijë…

Më shumë

Shkencëtarët dhe studiuesit në fushën e neurologjisë po raportojnë përparime të rëndësishme në trajtimin e migrenës kronike përmes terapive të reja që synojnë proteinën CGRP (Calcitonin Gene-Related Peptide), e cila lidhet drejtpërdrejt me shkaktimin e dhimbjeve të forta të migrenës. Këto trajtime po konsiderohen ndër zhvillimet më premtuese të viteve…

Më shumë