- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kardiologët po theksojnë gjithnjë e më shumë se marramendja e shpeshtë nuk duhet neglizhuar, pasi në disa raste mund të jetë një sinjal i hershëm i problemeve me zemrën. Sipas specialistëve, kjo simptomë mund të lidhet me çrregullime të ritmit të zemrës (aritmi), rënie të menjëhershme të tensionit të gjakut,…
Pesë raste të fëmijëve të prekur nga fruthi janë duke trajtuar në Klinikën Infektive. Kjo pasi një numër i prindërve nuk janë duke vaksinuar fëmijët e tyre. Mirëpo në QKMF në Fushë Kosovë, pas paraqitjeve të rasteve me fruth, u janë drejtuar qendrave të vaksinimit. Thirrjeve të IKSHPK nuk po…
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë konfirmuar dy shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF). Kështu, ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj. Ai, ka treguar se si është duke shkuar procesi, duke folur edhe për…
Sot do të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe intervale të gjata me diell gjatë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë ndërmjet 19 dhe 22°C. Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.
Shkencëtarët në SHBA po zhvillojnë terapi të avancuara gjenetike që synojnë rikthimin e dëgjimit tek fëmijët me forma të rralla të shurdhimit të lindur, duke hapur perspektiva të reja për trajtimin e humbjes së dëgjimit. Terapitë po testohen tek pacientë që kanë mutacione gjenetike që pengojnë funksionimin normal të qelizave…
Kërkimet mbi përdorimin e substancave psikodelike në trajtimin e çrregullimeve mendore po zgjerohen me ritme të shpejta në SHBA dhe Europë. Studiuesit po analizojnë efektet e psilocibinës dhe MDMA-së tek pacientët me depresion rezistent ndaj trajtimit, PTSD dhe ankth, duke raportuar rezultate premtuese në disa prova klinike, shkruan Reuters, transmeton…
Zbulimet e fundit shkencore mbi rolin e baktereve në formimin e gurëve në veshka po hapin rrugë për zhvillimin e trajtimeve të reja që synojnë parandalimin e tyre pa nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale. Studiuesit po fokusohen tek mikrobioma urinare komuniteti i baktereve që jetojnë në traktin urinar dhe ndikimi i…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se në javët në vijim mund të identifikohen raste të reja me hantavirus, sidomos për shkak të periudhës së inkubacionit të virusit, zgjerimit të testimeve dhe monitorimit të personave që kanë qenë të ekspozuar. Sipas organizatës, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht një shpërthim të madh…

