- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Zbulimet e fundit shkencore mbi rolin e baktereve në formimin e gurëve në veshka po hapin rrugë për zhvillimin e trajtimeve të reja që synojnë parandalimin e tyre pa nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale. Studiuesit po fokusohen tek mikrobioma urinare komuniteti i baktereve që jetojnë në traktin urinar dhe ndikimi i…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se në javët në vijim mund të identifikohen raste të reja me hantavirus, sidomos për shkak të periudhës së inkubacionit të virusit, zgjerimit të testimeve dhe monitorimit të personave që kanë qenë të ekspozuar. Sipas organizatës, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht një shpërthim të madh…
Një analizë ka nxitur interes të madh në komunitetin shkencor lidhur me përdorimin e përbërësve të qumështit të gjirit në trajtimin e sëmundjeve të syrit, veçanërisht të “syrit të thatë”. Studiuesit theksojnë se qumështi i gjirit përmban substanca biologjikisht aktive si antitrupa, oligosakaride dhe faktorë rritjeje, të cilët mund të…
Një studim i ri i mbështetur nga National Institutes of Health ka ngritur dyshime të reja se bakteret mund të kenë rol shumë më të madh në formimin e gurëve në veshka sesa mendohej deri më tani. Shkencëtarët zbuluan se disa lloje bakteresh janë në gjendje të krijojnë biofilma, shtresa…
GSK-ja ka publikuar rezultate të hershme premtuese për terapinë eksperimentale “Mo-rez”, e cila po testohet për trajtimin e kancerit ovarian dhe atij endometrial, dy forma të rënda të kancerit gjinekologjik që shpesh diagnostikohen në faza të avancuara. Sipas të dhënave preliminare të prezantuara nga kompania, terapia ka treguar aftësi për…
Një studim i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar ka hedhur dyshime të reja mbi efektivitetin e testit të gjakut “Galleri”, një metodë e zhvilluar për zbulimin e hershëm të shumë llojeve të kancerit përmes një kampioni të vetëm gjaku. Sipas të dhënave paraprake, rezultatet e studimit tregojnë se testi nuk…
European Medicines Agency ka shprehur shqetësim se Evropa po mbetet gjithnjë e më prapa SHBA-së dhe disa tregjeve aziatike sa i përket qasjes në barna inovative. Sipas këtij vlerësimi, problemi nuk lidhet vetëm me zhvillimin e barnave të reja, por me shpejtësinë dhe kushtet me të cilat ato arrijnë tek…
Rastet e fundit të fruthit të raportuara në Kosovë paraqesin një sinjal serioz për shëndetin publik, raporton Ekonomia Online. Ndërsa, marrja e vaksinës kundër kësaj sëmundje ndalon përhapjen e saj. Pavarësisht, që kohëve të fundit ka pasur pretendime që vaksina kundër fruthit shkakton autizëm, një gjë të tillë e ka…

