- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Rastet e fundit të fruthit të raportuara në Kosovë paraqesin një sinjal serioz për shëndetin publik, raporton Ekonomia Online. Ndërsa, marrja e vaksinës kundër kësaj sëmundje ndalon përhapjen e saj. Pavarësisht, që kohëve të fundit ka pasur pretendime që vaksina kundër fruthit shkakton autizëm, një gjë të tillë e ka…
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka bërë thirrje urgjente ndaj prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, pas paraqitjes së rasteve të fruthit tek fëmijët gjatë javëve të fundit në Kosovë. Sipas KOMF-it, bazuar në të dhënat e institucioneve shëndetësore, deri më tani janë identifikuar 10 raste të…
Detaje të reja kanë dalë nga rasti i kanosjes së raportuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku dy drejtues të institucionit kanë denoncuar kërcënime përmes telefonit, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin. Burimet konfirmojnë se personat e arrestuar lidhur me rastin janë: Valmir Avdaj dhe Bardhi Avdaj, të…
Një incident i rëndë është raportuar në Prizren, ku dy zyrtarë të lartë të Spitalit Rajonal kanë denoncuar se janë kanosur përmes telefonit, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 8 majit 2026, ndërsa rasti është raportuar në Policinë e Prizrenit nga drejtori administrativ…
Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa maksimalet prej 17 deri në 20°C. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por më dominuese nga veriu, me shpejtësi prej 10-34…
Një studim i fundit ka shqyrtuar lidhjen mes ujërave nëntokësore dhe rrezikut për sëmundjen e Parkinsonit, një çrregullim kronik neurologjik që prek kryesisht personat e moshuar. Gjetjet sugjerojnë se mosha e ujit dhe lloji i akuiferit nga i cili ai buron mund të ndikojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje, për…
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku një person ka rënë nga një objekt ku ka qenë duke punuar. Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. ‘’Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi…
Një studim i ri ka treguar se një mjet i bazuar në inteligjencë artificiale (AI) mund të zbulojë sëmundjen e Alzheimerit me rreth 93% saktësi duke analizuar skanimet MRI të trurit. Modeli përdor teknika të të mësuarit makinerik për të identifikuar ndryshime strukturore në tru që lidhen me rënien njohëse…

