Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Në Klinikën e Gjinekologjisë po vazhdon intervenimi me metodën e fertilizimit të asistuar mjekësor, ku gjatë katër muajve të këtij viti, përmes analizave janë konfirmuar 6 shtatzëni. Për një vit, në këtë repart u trajtuan 1367 paciente. Mes qindra konsultave që kryhen paraprakisht, nga to intervenimit i nënshtrohen vetëm disa…

Më shumë

Studimet e fundit po tregojnë se ushqimi luan rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit përmes të ashtuquajturit “aksi zorrë–tru”, sistemi që lidh traktin tretës me funksionimin e trurit. Një studim i ri sugjeron se konsumimi i vajit të ullirit, mund të ndikojë në shëndetin mendor dhe funksionin njohës, shkruan…

Më shumë

Rrjetet sociale janë mbushur me produkte që premtojnë lehtësimin e simptomave të menopauzës – nga pluhurat kundër “mjegullës mendore”, deri te kapsulat për gjumë dhe balancim hormonal. Suplemente si magnezi, kërpudha (lion’s mane), kreatina dhe kolagjeni po promovohen gjithnjë e më shumë si zgjidhje të domosdoshme për gratë gjatë periudhës…

Më shumë

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka nisur procedura disiplinore ndaj disa punonjësve të Shërbimit të Hemodializës, pasi janë identifikuar parregullsi në evidentimin e hyrje-daljeve në punë. Sipas njoftimit të spitalit, një komision i posaçëm, përmes monitorimit të kamerave të sigurisë dhe kontrolleve të brendshme, ka konstatuar…

Më shumë