Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shpërthimi i hantavirusit në anijen turistike MV Hondius nuk shënon fillim pandemie si Covid-19-shi, raporton BBC. Sipas epidemiologes së OBhH-së, Maria van Kerkhove, hantavirusi përhapet shumë më vështirë dhe zakonisht kërkon kontakt të afërt e të zgjatur mes njerëzve. Deri tani: janë dyshuar…

Më shumë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, por do të ketë edhe periudha me diell. “Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Temperaturat minimale do të shkojnë nga 4 deri 8°C, teksa ato maksimalet, 19-22°C…

Më shumë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në kuadër të Repartit të Dializës, ka nisur realizimi i procedurës së plazmaferezës terapeutike (TPE) nga ekipi i mjekëve nefrologë. Plazmafereza (TPE) është procedurë terapeutike ekstrakorporale, përmes së cilës largohet plazma e pacientit dhe zëvendësohet me solucione adekuate, me qëllim eliminimin e antitrupave,…

Më shumë

Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve të importuara. Vitin e kaluar, 185 persona të vdekur në Zvicër dhuruan organet e tyre, sipas raportit vjetor të Swisstransplant. Këto ishin dy persona më pak se në vitin e kaluar rekord. Fondacioni regjistroi…

Më shumë

56 studentë të Akademisë së Policisë në Shqipëri janë paraqitur me simptoma helmimi në shërbimin infektiv, pasi dyshohet se kanë konsumuar ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë. Studentët u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore, dhe vetëm dy prej tyre u shtruan, ndërsa pjesa tjetër u lirua nga spitali,…

Më shumë