Drejtori i Zyrës për komunikim me publikun në Ministrinë e Shëndetësisë, Dr. Faik Hoti, iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet dhe masat. Ai ka treguar se Qeveria i ka kërkuar Institutit Kombëtar që të fut në kufizim të lëvizjes secilën komunë që ka rritje të numrit të rasteve
“I bëjë thirrje qytetarëve të heqin dorë nga disa aktivitete që po ndikojnë në mbjelljen e virusit. Disa aktivitete të ndryshme që kanë ndodhur ilegale, dasmat e ahengje e deri te trendi i lëvizjes në bregdete gjatë vikendit kanë bërë që të kemi situatën e ngarkuar. Shifrat tregojnë se si jemi sjell ne si shoqëri”, deklaroi ai.
Tutje Hoti në RTV Dukagjini ka thënë se Qeveria e Kosovës kishte synim lirimin e masave, por që disa biznese e kanë keqpërdor mirëbesimin e shtetit dhe nuk kanë respektuar masat.
“Qeveria ka kërkuar nga ISHKP që me automatizëm që secila komunë që ka rritje të numrit do të përjetoj fatin që të futet në kufizimin e lëvizjes”, theksoi ai.
Si përfundim, Hoti tha se muaji korrik do të jetë muaji i vështirë sa i përket pandemisë COVID-19.
“Në bazë të asaj që ka rrjedhë, në këtë muaj duhet të bëhemi gati që të jetë muaj i vështirë, por duhet të bëhemi gati që në muajin tjetër të jemi më mirë”, pohoi ai për RTV Dukagjinin.
Ndryshe, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 3 mijë e 508, 1 mijë e 902 prej të infektuarve janë shëruar, kurse janë regjistruar edhe 75 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.Aktualisht, në vendin tonë raste aktive janë 1 mijë e 531.