Dr.Anthony Fauci, ekspert kryesor i sëmundjeve infektive, tha të martën se përpjekjet drejt zhvillimit të vaksinës anti covid janë në rrugën e duhur.
Fauci gjatë një telefonate me guverantorët është shprehur se vaksinat që po testohen nga kompania si Moderna dhe Pfizer janë në ecurinë e duhur të zhvillimit shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ai ka shtuar se deri në muajin nëntor apo dhjetor do të bëhet e qartë nëse do të jetë në dispozicion një vaksinë e cila do të shpreh potencialin e saj.
“Deri në muajin nëntor apo dhjetor, do të kemi një përgjigjje rreth efektivitetit të saj dhe në momentin e parë do të fillojmë shpërndarjen e saj”, tha Fauci.
Fauci gjithashtu ka folur në lidhje me pezullimin e zhvillimit të vaksinën anti covid nga kompania Johnson&Johnson, pasi një nga vullnetarët ka shfaqur një sëmundje të pashpjegueshme dhe deri më tani nuk dihet nëse është si rezultat i vaksinës apo rastësi.
“Dua të theksoj se kjo nuk është një dukuri e pazakontë.Kudo që kemi prova klinike në të cilat marrin pjesë mijëra individë, nuk është e pazakontë të ndodh.Deri më tani, shumë vaksina të cilat janë tejet të sigurta, gjatë testimit të tyre ka ndodh të ndërpritet përkohësisht ecuria e tyre”, u shpreh Fauci.
Prodhuesi i medikamenteve në SHBA, Johnson&Johnson, ka paralajmëruar se për një kohë të pacaktuar do të pezullohet prova klinike e vaksinës anti covid./GazetaShneta/
Pezullohet për një kohë testimi i paraparë i vaksinës anti covid nga kompania Johnson&Johnson