Dr.Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ka treguar arsyjet e mundshme të rritjes së rasteve me Covid-19 tek të rinjët.
Dr.Fauci, në një intervistë për CNN, ka përmendur se virusi është përhapur në shumë mjedise, duke përfshirë qendrat e kujdesit ditore dhe shkollat transmeton Gazeta Shneta.
“Nëse shikoni popullsinë, ka relativisht më shumë mbrojtje imune mes individëve të moshuar në krahasim me të rinjët”, tha Fauci.
Ai shtoi se nuk po respektohen masat mbrojtëse, si distanca sociale dhe mbajtja e maskave.
“Unë mendoj se kjo është ajo që shpjegon arsyjen e rritjes së rasteve tek të rinjët”, tha ai.
Dr.Fauci shtoi se më shumë se 75% e njerëzve të moshës 65 vjeç e tutje kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti covid./GazetaShneta/