Mesazhi i një mjeke ka shkuar në formë virale nëpër rrjetet sociale në lidhje më përdorimin e maskës për fytyrën tanimë kur ende ndodhemi në rrezik të pandemisë me COVID-19.
Shoqëria publike, është e shqetësuar për faktin që gjatë pandemisë me koronavirus, shohin persona pa maskë në vendet publike, dyqane, ose në transport shkruan Mirror.co.uk
Shumë hulumtime ka dhënë dritën jeshile për zvogëlimin e përhapjes së koronavirusit përmes mbajtjes së një maske për fytyrë.
Kështu Dr. Megan Hall vendosi që të bëjë një eksperiment të vogël duke përdorur maska të ndryshme për fytyrë transmeton Gazeta Shneta.
Doktoresha e cila jeton në Karolinën e Jugut – SHBA, provoi një skenar të tillë: një fytyrë pa maskë, pastaj një fytyrë me maskë kirurgjikale, pastaj një të tipit N95 dhe një maskë tjetër kirurgjikale N95 plus.
Pas çdo pesë minutave ajo përcjelli parametrat e oksigjenit dhe rrahjet e zemrës.
Rezultatet ishin shumë treguese, duke shprehur pak ndryshime midis katër skenarëve.
Kur nuk kishte maskë, ngopja e saj me oksigjenit ishte 98 përqind, ndërsa rrahjet e zemrës së saj ishin 64 rrahje në minutë.
Kur mbante maska të llojit të lartpërmendur, niveli i saj i oksigjenit mbeti i njëjtë, por rrahjet e zemrës shkuan deri në 68.
Duke folur për eksperimentin, Dr. Megan tha: “Nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në ngopjen time të oksigjenit në asnjë skenar.
Megjithëse ndoshta e papërshtatshme për disa, ju ende mund të merrni frymë” – duke replikuar në atë se maska mund të bëhet pjesë e përditshmërisë dhe në aktivitetet ditore. /Gazeta Shneta/