Një lajm i mirë nga komuniteti mjekësor shqiptarë, ku me avancimet e radhës në pozicionet e tyre shënuan historinë e lavdishme të suksesit. Ndër ta dhe Dr. Mentor Bilali do të nderohet me pozitë më të lartë e përgjegjësi në nivel në Spitalin Regjional në Langenthal, Zvicër.
“Kolege dhe kolegë të nderuar, kam nderin e veçantë ta ndaj me ju një lajm madhështor jo vetëm për komunitetin tonë profesional por edhe për gjithë komunitetin tonë shqiptar në Zvicër”.
Kështu u drejtohet kolegëve të tij mjekë në Zvicër me një postim në fb, mjekja psikiatre, dr.Valbona Hysenaj Miftari, njëherësh sekretare e përgjithshme e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër transmeton Gazeta Shneta.
Ajo me këtë rast bën të ditur lajmin e mirë se një koleg i saj, dr. Mentor Bilali është avancuar në pozitë, shkruan albinfo.ch.
“Shoku ynë i dashur Mentor Bilali është emëruar Chefarzt (shef mjekësor) dhe që nga 1 janari 2021, do të marrë përsipër menaxhimin e përgjithshëm mjekësor të qendrës gastroenterologjike dhe endoskopisë në spitalin SRO Langenthal dhe në praktikën Oberaargau AG në Langenthal”. Fjala është për Spitalin Regjional të Oberaargaut, me seli në Langenthal, Kantoni i Bernës.