Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom ka deklaruar se nuk parashikojnë se do të ketë rikthim në jetën e vjetër normale.
Këtë deklaratë e ka thënë gjatë konferencës së rregullt për media e cila është duke u mbajtur në këto momente. Adhanom ka thënë se asnjëherë nuk është vonë të ndërmerren veprime për ta futur nën kontroll virusin, transmeton Gazeta Shneta.
“Virusi është armiku kryesor dhe disa vende nuk e kanë konsideruar si të tillë. Nëse qeveritë nuk komunikojnë qartë me qytetarët e tyre, dhe nuk angazhohen për të shpëtuar jetë, dhe nëse qytetarët nuk i respektojnë rekomandimet e ekspertëve, atëherë kjo pandemi do të ketë vetëm një rrugë, shumë më të keqe, shumë më të keqe. Por kjo mund të mos ndodh nëse asnjëri nuk kontribuon në prishjen e zinxhirit. E di që nuk është e lehtë sepse ka shumë sfida”.
“Duhet të arrijmë një situatë në të cilën mund ta kontrollojmë pandeminë. Dua të jem i drejt me juve, nuk parashikojmë se do të ketë rikthim në jetën normale siç kemi qenë më herët. Por ekziston një rrugë që mund ta kontrollojmë këtë rrugë dhe të jetojmë jetën. E para duhet të reduktojmë mortalitetin dhe parandalimin e përhapjes. E dyta duhet të ketë angazhim të komunitetit dhe individëve dhe e treta, lidership të fuqishëm të qeverisë”, ka deklaruar Adhanom. /Gazeta Shneta/