Udhëheqësit e shëndetësisë kosovare kanë festuar javën e suksesshme kosovaro-turke.
Bashkë me profesorët nga Turqia, mjekët dhe udhëheqësit nga QKUK-ja kanë festuar në një në nga restorantet e Vushtrrisë, shkruan Gazeta Shneta.
E, ajo që bënte dallimin në këtë aheng ishte drejtoresha e Gjinekologjisë, Dr Myrvete Paqarada.
Kjo e fundit, që shquhet si ‘zonja e hekurt’ e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK, kur vjen puna te ahengjet është ‘zonja sevdalike’.
Mjaft i lumtur në këtë aheng dukej edhe drejtori i SHSKUKS-së, Curr Gjocaj. /Gazeta Shneta/
